Bashkëpunimi rajonal, i domosdoshëm për avanësimin e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe cilësisë së shërbimeve farmaceutike

HomeBashkëpunimi rajonal, i domosdoshëm për avanësimin e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe cilësisë së shërbimeve farmaceutike

Bashkëpunimi rajonal, i domosdoshëm për avanësimin e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe cilësisë së shërbimeve farmaceutike

17/07/2025 | Lajme, Njoftime

Sot në ambientet e Odës së Farmacistëve të Kosovës , Kryetari i OFK-së Kadri Bytyqi, zv. Kryetarja Jehona Hakaj të shoqëruar nga Kryetarja e Shoqatës së Farmacistëve znj. Florina Berisha patën kënaqësinë të mirëpresim një delegacion të Shoqatës së Farmacistëve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga znj. Arijeta Shabani – Kryetare, z. Agim Ameti – zv. Kryetar, znj. Arlinda Haxhiu- anëtare e kryesisë, z. Mirlind Behxheti – anëtar i kryesisë të shoqaruar nga z. Imer Imeri nga Oda e Farmaqistëve të Maqedonisë së Veriut dhe
Në këtë takim miqësor, Diskutimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për farmacistët e të dyja vendeve, si dhe në këmbimin e përvojave dhe këshillimin e ndërsjellë mbi sfidat dhe problematikat me të cilat përballen farmacistët në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit profesional dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve farmaceutike në rajon.
Së bashku për avanësimin e profesionit të farmacisë të të gjithë shqiptarëve ku jetojnë.

Related NEWS

BLOG & NEW ARTICAL

Call for Abstracts

Call for Abstracts

Të nderuar kolegë, Universiteti i Tetovës më 7-8 Maj 2025 do të organizojë Kongresin e shkencave...

read more